Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi sot feston ditëlindjen

22

Matilda Makoçi është një prej aktoreve që ka lënë gjurmë të thellë në ekranin e filmit shqiptar. Ajo lindi në Tiranë më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar, ndërkohë që karriera e saj në kinematografi kishte kohë që kishte nisur.

Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, “Zbutja e Kryeneçes”, në rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë “Romeo e Zhuljeta, rolin kryesor.

Në vitin 1983 Matilda Makoçi ka prezantuar edhe Festivalin e Këngës në RTSH. Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas”.

Makoçi ka interpretuar në filmat: “Si gjithë të tjerët”, “Në kufi të dy legjendave”, “Apasionata”, “Të mos heshtësh”, “Hije që mbeten pas”, “Shpresa”, “Balada e Kurbinit”, etj.

/ata.gov.al