Ura e Golikut, vepra e rrallë inxhinierike merret në mbrojtje

0
57

Ura e Golikut në rrethin e Pogradecit, një vepër e rrallë inxhinierike, merret në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Shumë shpejt, priten ndërhyrje strukturore dhe disiplinuese për prurjet e ujit që rrezikojnë këtë urë me vlera historike dhe arkitekturore.

Ura e Golikut në lumin Shkumbin, pjesë e rrugës Egnatia, vlerësohet si një atraksion turistik për të apasionuarit e trashëgimisë kulturore.

Ura ndodhet në zonën e Mokrës, reth 40 km larg qytetit të Pogradecit. Ajo është ndërtuar në periudhën e pushtimit romak. Ka një gjatësi 17 metra, gjërësi 3 metra dhe 10 metra lartësi.

Me statusin monument kulture i kategorisë së parë, ura e Golikut ka pësuar dëmtime të shpeshta nga faktorë njerëzorë dhe natyrorë, që pas shekullit XVII kur u ndërtua.