100 shtëpi botuese dhe 97 stenda/ Çelet panairi i librit 2022, Tirana kryeqendra e lexuesve

56

Të gjithë dashamirësit e librit, kanë mundësi të blejnë libra të rinj, por edhe të takojnë shkrimtarët e tyre të preferuar. Sot në Tiranë është çelur edicioni i 25-të i Panairit të Librit, ku janë paraqitur botimet më të mira të hedhura në qarkullim vitet e fundit, por edhe klasikë të mëparshëm.

Në këtë panair marrin pjesë 100 shtëpi botuese janë gjithsej 97 stenda.“Sofaja e librit” një kënd dedikuar intervistave. Programi i “Sofasë” do të presë çdo ditë njerëz të librit, shkrimtarë, përkthyes, botues, ilustrues, redaktorë etj. Intervistat e tyre do të transmetohen online.

Një hapësirë e veçantë u është rezervuar edhe trevave shqipfolëse. Kosova vjen e përfaqësuar me tre stenda kryesore: me stendën e Institutit Albanologjik të Kosovës, me Shoqatën e Botuesve të Kosovës, si stendë më vete, dhe me “Dukagjinin”. Secila ka marrëveshje me shtëpi të ndryshme botuese në Kosovë.

Maqedonia e Veriut ka një stendë më vete. “Logos” është shtëpi botuese e Shkupit, por sjell edhe botimet shqipe nga Tetova. Mali i Zi përfaqësohet me një stendë tjetër që është ajo e Podgoricës, por vijnë edhe pak tituj të botuar në Tuz. Tuzi pritet të jetë i pranishëm me autobusë lexuesish që vijnë në mënyrë të organizuar dhe do të kenë edhe takime për librin shqip.

Panairi i Librit 2022 do të qëndrojë i hapur 4 ditë për vizitorët në Pallatin e Kongreseve. Qytetarët do të kenë mundësi të blejnë librat e tyre të preferuar, ku për disa do ketë edhe çmime më të ulëta.

Leximi mbetet gjithmonë një alternativë e shkëlqyer, për të thelluar dijet./Po.al