14 shfaqje gjatë qershorit në TKOB

4

Pas suksesit të koncertit me vepra të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit Ennio Morricone, Teatri Kombëtar i Operas e Baletit, vijon me një program interesant. Vetëm gjatë këtij muaji janë vënë në program 14 shfaqje.

Mbrëmjen e datës 10 qershor do të jetë “Don’t cry for me Argentina” koncerti  që do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Madonna, Queen, Rolling Stones, The Beatles  do të vijnë në sallë me një ndërthurje mes klasikes, pop-it dhe rock-ut, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro italian, Roberto Molinelli.

Koncerti mban titullin e njërit prej hiteve të këngëtares me famë botërore, Madonna.

Një veçanti e programit të muajit qershor është se artistët e TKOBAP do të performojnë edhe jashtë mureve të TKOB. Event me rëndësi do të jetë ngjitja në skenë e Requiem të Verdit, nga Kori i TKOB dhe Orkestra Filharmonike e Kosovës, në qytetin e Prishtinës.  Më pas është programuar një shfaqje e Ansamblit Popullor, dedikuar hapjes së sezonit turistik, në qytetin e Sarandës.

Qershori do të ketë edhe premiera siç është opera AIDA e Giuseppe Verdi, e cila do të vihet në skenë duke i qëndruar besnike regjisë së të famshmit Franco Zeffirelli.

/ata.gov.al