8 këshilla si të mposhtni frikën dhe të arrini objektivat

55

Sekreti i këtij artikulli nuk është vetëm lufta kundër frikës por edhe shndërrimi i saj në një prej pikave tuaja më të forta.

Secili prej nesh ka frikërat e tij, por ajo që na dallon nëve nga të tjerët është mënyra me të cilën ne përballemi me to. Më poshtë do të njiheni me historitë e 8 sipërmarrësve të suksesshëm, së bashku edhe me mënyrat me të cilat secili u përball me frikët e tyre.

1- Mos e shmangni frikën

Frika është diçka shumë e rëndësishme. Natyra e saj është të na bëjë të ndihemi tamam sikur të na kanosej një rrezik shumë i madh, por kjo është edhe një gjë shumë e mirë, sepse në një situatë të vështirë, secili prej nesh mund të nxirrte më të mirën e mundshme nga potenciali që do kishte. Një prej këshillave më të mira dhe e cila më ka rezultuar shumë efikase është që të mos e shmangni kurrë frikën, por të gjeni mënyra dhe të përballeni me të. Në momentin që unë kam frikë të marr një vendim të caktuar, unë gjithmonë e vendos veten time në të ardhmen dhe mundohem të shikoj anët pozitive dhe negative të një vendimi të tillë. Nëse anët negative janë më të shumta, un e mund frikën dhe marr vendimin, nga i cili për pak sa nuk hoqa dorë.

2- Pyeteni veten se si do të kishit vepruar nëse nuk do të kishit pasur frikë

Në fillimet e karrierës sime, unë hoqa dorë nga një punë e sigurtë në një prej kompanive më të famshme General Electric dhe fillova punë në një startup. Të shumtë ishin ata që menduan se unë isha  “e çmendur” për faktin se rrezikova gjithçka, gje kjo e cila më beri për disa momente që të dyshoja tek vetja nësa kisha marrë apo jo vendimin e duhur. Por puna e palodhur e stafit bëri që startup-i të shndërrohej në një kompani të suksesshme, atë që sot njihet si AOL. Unë gjithmonë frymëzohem nga ata të cilët e sfidojnë veten e tyre dhe të tjerët duke i bërë vetes pyetjen: “Si do kisha vepruar nëse nuk do të kisha frikë?”. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të na vënë përpara vetes 2 mundësi, dhe pastaj na mbeten neve për të bërë zgjedhur atë të duhurën.

3- Mundeni frikën

Ligji nr.10 në librin tim “Game Chnagers” thotë që frika është një prej elementëve që vret çdo mendim tuajin dhe nuk ju lë që të përparoni. Emocioni fillestar shërben si një mekanizëm mbijetese dhe më pas pasohet nga dështimi. Tek paraardhësit tanë dështimi do të thotë të haeshin nga ndonjë kafshë grabitqare, apo të vdisnin urie. Por edhe pse njerëzimi ka avancuar, frika ndaj dështimit vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite prezente. Por është pikërisht frika nga dështimi ajo që në pjesën më të madhe të rasteve shkakton edhe dështimin e mundshëm, duke krijuar kështu një qark nga i cili është vështirë që të dalësh. Mos e lini frikën të fitojë, por mundeni atë. Frika është burimi i emocioneve negative, nga inati, tek zilia dhe ndjenja e fajit. Ndërsa emocionet pozitive kanë burime të tillë si besimi, guximi dhe mirënjohja. Dhe në momentin që ju do ta keni kuptuar një gjë të tillë do ta keni shumë të lehtë për të transferuar emocionet tuaja nga ato që kanë në bazë frikën tek ato që kanë në bazë besimin.

4- Zgjidhni të jetoni jetën që ju bën të ndiheni më mirë

Frika ime më e madhe në 10 vitet e ardhshme është që të kuptoj se asgjë tjetër përveç moshës sime nuk ka ndryshuar, prandaj unë e inkurajoj familjën time që të japë potencialin e  saj më të mirë në çdo fazë të jetës. Unë i sfidoj frikërat e mia dhe kërkoj zgjidhje sa më të mira.

5- Mos harroni: edhe nëse bini mund të ngriheni sërish

Unë e kam filluar biznesin tim në një moshë shumë të re. Por pas vetëm disa vitesh, unë u përballa me një situatë shumë të vështirë. Sikur kjo të mos mjaftonte, unë fillova të ndihesha i mbingarkuar, të mos flija fare dhe rrjedhimisht të merrja edhe vendime jo të duhura. Por frika ime më e madhe ishte se do dështoja. Kur e mbylla biznesin që kisha hapur me aq mund, frika ime më e madhe u realizua, por një gjë e tillë nuk më mposhti. “Edhe pse unë rrëzova nuk është se u vrava shumë, sepse me besim në aftësitë e mia dhe se unë mund të jepja sërish më të mirën nga vetja, arrita të ngrihem shumë shpejt në këmbë”.

6- Nuk mund t’ia dilni të vetëm

13 vjet më parë, djali im u diagnostifikua më kancer në tru. Padyshim që ai ka qenë një prej moneteve mët ë vështira më të cilin unë jam përballur në jetë. Ndonjëherë mekanizmat tonë të mbrojtjes na bëjmë që të sillemi pikërisht në mënyrën që nuk duhet të silleshim. Kur ne përballemi me një frikë e cila duhet shumë e madhe për t’u përballuar, atëherë ne e humbim fare kontrollin. Ne përpiqemi që të shmangim çdo mundësi që do të na ndihmonte për ta përballuar atë dhe për të ruajtuar energjitë në mënyrë të tillë që të veprojmë në mënyrën më të mirë dhe mbi të gjitha të bëjmë zgjedhjet e duhura. Por nuk duhet të harroni një gjë shumë të rëndësishme, asgjë nuk mund të përballohet vetëm. Pranoni ndihmën e të tjerëve dhe mbi të gjitha duhet të pranoni frikën që ju po përjetoni sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund të bëni një hap përpara. Çdo kush ka nevojë për ndihëm e të tjerëve sidomos për të përballuar një situatë e cilat duket e papërballueshme.

7- Shikoni për mundësitë që fshihen pas frikës

Kam kuptuar se frikërat e mia kanë qenë ato të cilat nuk më lënë që të eci përpara dhe për pasojë as të realizoj ëndërrat e mia. Prandaj në çdo situatë në të cilën unë mund të përballen me ndonjë prej frikërave të mia, i bëj pyetjen vetes “Çfarë do të ndodhtë nëse unë do të përballesha më këtë frikë timen?” kjo është një prej pyetjeve më motivuese dhe më nxitëse që më bën që të përballem me frikërat e mia, t’i kaloj ato dhe të shikoj mundësitë që fshihen përtej tyre.

8- Përballuni me frikën dhe bëhuni më të fortë

Si një sipërmarrës i ri, një prej frikërave të mia më të mëdha ka qenë se nuk do të kisha sukses në biznes. Por pasi unë pata sukses, frika ime ishte se mos të tjerët bëheshin më të suksesshëm se unë. Por në monentin që unë humba një shumë të konsiderueshme parash, si pasojë e lënies në baltë nga një prej ortakëve të mi, i cili u bë më i sukesshëm se unë, zhgënjimi ishte shumë i madh. Por pasi kaloji një farë kohe, unë ia dola ta marr veten dhe kuptova një gjë shumë të rëndëishme: Kur ju përballeni më një prej frikërave tuaja më të mëdha, ju e kuptoni se ajo nuk ishte edhe aq e madhe apo aq e papërballueshme saç mund ta kishit imagjinuar përpara se të përballeshit më të.

Burimi: Revista Monitor