Atletikë, dy shqiptarë shpallen nënkampionë Ballkani

19

Kosova ka nxjerrë shumë talente, kryesisht në sport dhe muzikë. Kjo traditë vazhdon edhe me të rinjtë.

Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë për senior në kampionatin ballkanik, që po mbahet në Pravets të Bullgarisë, duke u shpallur kështu nënkampione Ballkani.

Bakraqi fitoi medaljen në disiplinën 3 000 metra, duke arritur kohën 10 minuta e 23.37 sekonda.

Medaljen e argjendë e ka fituar edhe Musa Hajdari. Ai bëhet nënkampion i Ballkanit në disiplinën 1500 metra.