Berat, vijon aksioni për mbjelljen e 4 500 fidanëve me pisha

83

Aksioni për mbjelljen e 4500 fidanëve me pisha po vazhdon në qytetin e Beratit, kryesisht në zonat ku ato mungojnë ose ku ka pasur dëmtim të tyre.

Bashkia e Beratit, Drejtoria e Bujqësisë, në buxhetin e këtij viti kanë planifikuar një fond të veçantë për shtimin e sipërfaqes së gjelbër në territorin e bashkisë me fidanë pishe.

Aksioni i nisur me 6 mars të këtij viti vijon në dy nga zonat problematike të qytetit, në lagjen “Kala” dhe në malin “Partizani”.