Cili kozmonaut ka qëndruar më gjatë?

0

Kozmonauti rus, Oleg Kononenko u bë personi që theu të gjitha rekordet e qëndrimit në hapësirë, jashtë atmosferës së Tokës, shkruan focus.it.

Më 4 shkurt 2024, ai kaloi vijën e finishit prej 878 ditësh në hapësirë ​​gjithsej të kombinuara në pesë misione për agjencinë ruse hapësinore ”Roscosmos” dhe po aq qëndrime të gjata në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ku Kononenko aktualisht qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë për muajt e ardhshëm.

Kononenko theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një tjetër kozmonaut, Gennady Padalka, i cili kaloi 878 ditë, 11 orë, 29 minuta dhe 48 sekonda në hapësirë ​​gjatë pesë misioneve midis 1998 dhe 2015.

Misioni aktual hapësinor i Kononenkos që filloi në shtator 2023 do të përfundojë në shtator 2024, kur ai do të ketë kaluar 1 110 ditë në mikrogravitet.

”Unë fluturoj lart këtu sepse është ajo që më intereson më shumë dhe jo të vendos rekorde. Unë jam ende krenar për të gjitha arritjet e mia, por jam edhe më krenar për faktin se rekordi për kohëzgjatjen totale të qëndrimit njerëzor në hapësirë ​​ende mbahet nga një kozmonaut rus”, theksoi ai, teksa u pyet nga baza hapësinore e Moskës se kishte thyer rekordet e mëparshme për qëndrimin në hapësirë.

Dihet se çdo fluturim i gjatë ka pasoja të rëndësishme në shëndetin e astronautëve, i cili kërkon muaj para se të kthehet saktësisht në atë që ishte përpara nisjes.

Në këto kushte të veçanta, ne fillimisht përjetojmë humbje të densitetit kockor dhe atrofi të muskujve.

Në fakt, një qëndrim prej rreth gjashtë muajsh në hapësirë ​​çon në humbjen e 1,5 për qind të densitetit mineral kockor në zona kritike, si gjymtyrët e poshtme dhe shtylla kurrizore, për çdo muaj të kaluar në mikrogravitet.

Ka shumë astronautë që kanë përjetuar një rrezik të shtuar të frakturave të kockave dhe shfaqjes së tumoreve gjatë jetës së tyre për shkak të ekspozimit të lartë ndaj rrezatimit.

/ata.gov.al