“Ditëlindje në teatër”, risia që sjell Teatri Metropol

117

“Ditëlindje në teatër” është risia që sjell Teatri Metropol për publikun kryeqytetas. Çdo grupëmoshë duke filluar nga kopshtet mund të festoj në teatër.

Shfaqjet në këtë teatër i mirëpresin të gjithë për të festuar ditëlindjen ndryshe mes artit dhe personazheve të shfaqjeve. Programi artistik, edukativ dhe interaktiv është i përshtatshëm për moshat nga 2-16 vjeç.

Gjatë këtyre ditëve në skenën e Teatrit Metropol publiku ka mundësi të shijojë shfaqjet si “Ditari i Ana Frank” e cila këtë herë vjen ndryshe nën interpretimin e të rinjëve.

Për publikun e vogël është shfaqja interaktive ”Miushet e Shkathëta” e cila i bën të vegjlit pjesë të skenës dhe të argëtimit.

”Të Mirësjellshmit” është një shfaqje që vjen ndryshe nëpërmjet muzikalit e cila përcjell dhe mesazhe sociale dhe shoqëron publikun e vogël por dhe atë të shkollave çdo fundjavë.

Publiku artdashës kryeqytetas mund të zgjedhë se cila nga këto shfaqje i përshtatet për të festuar ndryshe në teatër.