“Dumrea Ecopark”

12

Zona e Dumresë po orientohet gjithnjë e më shumë drejt turizmit të qëndrueshëm, si një turizëm që promovon resurset lokale duke respektuar njëkohësisht ekuilibrat e brishtë mjedisorë.

“Dumrea Ecopark” në Belsh, është një strukturë hoteliere me 9 shtëpiza elegante në dru dhe xham me pamje nga liqeni i Marinës, një nga liqenet e shumtë në këtë rajon piktoresk të Shqipërisë së Mesme.

“Dumrea Ecopark” është një nga pikat më të reja turistike dhe më të rëndësishme për zonën e Dumresë, ndërtuar rishtas me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Investimet në vepra publike dhe ato private në sektorin e hotelerisë, restoranteve apo bujtinave, e kanë shndërruar Belshin në një prej destinacioneve më të rëndësishme agroturistike në Shqipëri.

/ata.gov.al