FOTOT/ A keni dëgjuar për pyllin e Fazanëve në Maliq? Shihni pamjet e mrekullueshme

12

Pylli i Fazanëve në Maliq, është një tjetër destinacion ku vizitorët mund të shijojnë natyrën dhe të shohin shpendë të ndryshëm. Një oaz fantastik prej 50 hektarësh pjesë e zonave të mbrojtura, ai ka tërhequr vëmendjen e turistëve.

Pylli i fazanëve i ndodhur vetëm 10 km larg qytetit të Korçës është një nga atraksionet më interesante në juglindje të vendit. Me një peizazh fantastik, ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror, ndërsa fazanët janë simboli i monumentit të natyrës.

Sot ky pyll është streha e fazanëve, sorkadheve, lepujve të egër, dhelprave, është pylli i plepave, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit.

Ajri i pastër, peizazhi mahnitës, gjelbërimi që të shoqëron kudo, flora dhe fauna e larmishme janë disa nga arsyet përse të gjithë e zgjedhin këtë mrekulli natyrore.