FOTOT/ Ferma model e dy vëllezërve në Cërrik që grumbullon kafshë nga e gjithë bota

131

Ferma blegtorale e vëllezërve Bullari, në Cërrik, falë punës këmbëngulëse ka arritur të implementojë shërbime moderne dhe bashkëkohore, duke siguruar më shumë cilësi prodhimi dhe më shumë të ardhura ekonomike.

Në fermën e vëllezërve Bullari në Cërrik mbarështohen 800 krerë bagëti të imëta dhe 45 krerë lopë.

Në këtë fermë gjenden kafshë bujqësore të importuara nga disa vende të botës dhe aplikohen shërbime bashkëkohore nga banorë të zonës, të cilët janë kthyer nga emigracioni në Greqi, ku kanë punuar në sektorin blegtoral dhe tani po vënë në përdorim eksperiencën e fituar jashtë vendit, në këtë fermë.

Interesante ishte dhe ideja për të kultivuar në fermë arrën kaliforniane, një produkt mjaft i kërkuar dhe për eksport.