FOTOT/ Një mrekulli 300 vjeçare, vizitoni përmes këtyre imazheve Urën e Vashës

100

Gjendet mbi lumin Mat,dhe bashkon brigjet e tij në dalje të kanionit të ngushtë që zbret nga mali i Dishit dhe ai i Vrrithit.

Ura është ndërtuar me një hark dhe në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese.

Është 11 metra e gjatë, hapësira e dritës midis dy këmbëve është 7 metra. Dhe lartësia e harkut nga pasqyra e ujit po 7 metra. Gjerësia e trasesë së urës është 2. 8 m dhe është shtruar me gurë e rrasa.

Harku i saj është gjysmë rrethor dhe është punuar me gur gëlqeror të latuar e të skuadruar dhe me qemer të dyfishtë. Të dy anët e qemerëve janë përforcuar me ganxha hekuri.
Mendohet se është 300 vjeçare por që gëzon ende një gjendje mjaft të mirë.
Ura ka qenë prej shekujsh një nyje mjaft e rëndësishme e aksit të rrugës së Arbrit ku karvanet, udhëtarët e ushtritë kalonin nëpër të.

Ura e Vashës ngjan me “Urën e Mesit” në Shkodër dhe me “Urën e Kamares” në Librazhd. Që dihen se kur janë ndërtuar; “Urën e Mesit” e ka ndërtuar Mehmet pashë Bushati në shek. XVIII. Kurse “Ura e Kamares” ka pasur një kushtim që datonte vitin 1715./ FOTOT: Adbdulla Diku