Gjon Shllaku, përkthyesi që shqipëroi kryeveprat botërore

25

Gjon Shllaku, lindur në Shkodër, ka qenë seminarist, i cili më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë. Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke kryer dhe studimet e larta të teologjisë dhe filozofisë. Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qenë se ajo ishte gjuha e klerit.

Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të “Iliadës” së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj. Më 25 dhjetor 1995 iu dha titulli “Profesor”, nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti. Në prill të vitit 2003 i akordohet urdhri “Mjeshtër i Madh” dhe nga këshilli bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”. Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001 si dhe fitues i ”Diskut të Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë.