INSTAT: 61.5 % e vëllimit të shkëmbimeve tregtare me vendet e BE-së

0

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zunë 61.5 %, të gjithë tregtisë përgjatë muajit shkurt të këtij viti.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga ISNTAT-i, në shkurt 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52.9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (31.6 %), Kina (8.1 %), Turqia (7.5 %) dhe Greqia
(7.2 %).

Ndërsa përgjatë dymujorit janar-shkurt, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59.4 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar – shkurt 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.1 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29.6 %), Turqia (7.4 %), Kina (7.3 %) dhe Greqia (7.1 %).

/ata.gov.al