IPARD II financon 70% të vlerës së investimit në zonat malore, si të përfitoni deri në 500 mijë euro

27

Programi IPARD II financon 70% të vlerës së investimit në zonat malore.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, programi mbështet tre masa.

Nga fondet e Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Evropian përmes 94 milionë eurove mbështeten financiarisht:

Masa 1 – Investime në fermë, me një minimum prej 10 000 EURO dhe maksimum 500 000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Masa 3 – Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me një minimum prej 25 000 EURO dhe maksimum 2 000 000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Masa 7 – Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, me një minimum prej 10 000 EURO, maksimumi 400 00 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.