Me mbështe nga IPARD, pika e përpunimit të frutave në Përmet, rriti standardet në prodhim

48

Dashnor Harka nga Përmeti është një nga përfituesit e Programit IPARD, për investimin në pajisje dhe makineri për përpunimin e frutave dhe perimeve.

Harka tregon se, në vitin 2018 përfitoi mbështetje nga fondet e buxhetit të shtetit për rikonstruksionin e pikës së grumbullimit dhe shndërrimin e saj në një qendër me standarde bashkëkohore në qytetin e Përmetit.

“Falë mbështetjes nga programi IPARD, për investimet në pajisje, makineri dhe teknologji për seleksionimin, mbushjen, paketimin dhe etiketimin e produkteve bujqësore të përpunuara, unë kam rritur standardet dhe kapacitetet e prodhimit”, shprehet Harka.

Ai tha se, “prodhimet e përpunuara që prodhohen në këtë njësi grumbullimi të fruta-perimeve, janë mjaft të kërkura nga konsumatorët në të gjithë vendin, ku tregtohen, por edhe nga vizitorët e huaj”.

Mbledhja e frutave dhe perimeve bëhet kryesisht nga zona e Përmetit dhe fabrika ofron një larmi të gjerë të produkteve cilësore që përgatiten aty, falë teknologjisë së përparuar, që nga kompostot, glikotë, reçelrat etj., që shiten për tregun vendas, por edhe atë të huaj.

/ata.gov.al