Koreografi shqiptar zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

68

Me një karrierë të çmuar ndërkombëtare, koreografi me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura.

Angjelin Preljocaj i lindur në Francë nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik, përpara se të merrej me baletin modern dhe të arrinte të trondiste me krijimtarinë e tij skenat botërore.

Sot Preljocaj numëron 50 pjesë koreografike të baletit klasik, nga solot, deri tek format më të mëdha.