Linja e transmetimit 400 kV Fier-Arachtos, zgjeron kapacitetet eksportuese

13

Shqipëria dhe Greqia po bashkërendojnë punën për aksesin dhe pozitat në tregun e integruar europian të energjisë.

Tjetër synim i përbashkët, strategjik dhe i dakordësuar mes dy qeverive është bashkërendimi i nevojave dhe oportuniteteve ekonomike të 2 shteteve tona për aksesin dhe pozitat në tregun e integruar europian të energjisë.

Sot po punohet për projektin e dytë të transmetimit 400 kV Fier-Arachtos.

Një projekt me rëndësi strategjike për të dy shtetet, i cili jo vetëm konsolidon rrjetin transmetues, por fuqizon edhe ndërlidhjen fizike të Shqipërisë dhe Greqisë për përmbushjen e kushteve të integrimit në tregun europian të energjisë, duke krijuar siguri që çmimet do të jenë më konkurruese, por edhe duke zgjeruar kapacitete eksportuese të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme në të dyja vendet.

Shqipëria 2030, tha do të ketë fituar pavarësinë e vetë të plotë energjetike dhe do të jetë eksportuese neto e energjisë. Kjo do të thotë se asnjë qindarkë më nga taksat e shqiptarëve nuk do të shpenzohet për të blerë energji jashtë, por përkundrazi, më shumë para do të hyjnë në buxhetin e Shqipërisë edhe nga shitja e energjisë së prodhuar në vend.

/ata.gov.al