Në datën 6 qershor të vitit 1799 lindi Aleksander Pushkini. Ai njihet si poet, novelist dhe dramaturg rus. Ai ishte antikonformist dhe u internua nga regjimi i Carit rus. Veprat e tij nuk ishin lirisht të lexueshme,megjithatë ato u përhapen dorë më dorë në qarqet përparimtare. Vepra e tij më e njohur për lexuesin shqiptar është ‘’Eugjen Onegin’’. Ai konsiderohet si themelues i letërsisë moderne ruse.
