Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

81

1- Risia/ Patentat, qytetarët do të njoftohen me telefon ose email kur të jenë gati

Qytetarët që pajisen për herë të parë me një leje drejtimi apo që bëjnë rinovim të asaj ekzistuese do të mund të njoftohen përmes telefonit ose email-it kur dokumenti të jetë gati… më shumë

 

2- Gripi stinor, nis vaksinimi falas për kategoritë në risk

Në qytetin e Vlorës ka nisur fushata e vaksinimit falas për të parandaluar gripin stinor. Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë bën të ditur se “në të 17 qendrat shëndetësore të qytetit, për të parandaluar komplikacionet nga gripi në personat më të rrezikuar”… më shumë

3- “Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozohen veprat e 54 piktorëve shqiptarë

Ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”e 54 piktorëve shqiptarë u çel mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut… më shumë

 

4- Miratohet vendimi/ Pakoja e Vitit të Ri, 50 dollarë për pensionistët

Pensionistët do kenë mundësinë t’u gëzohen këtyre festave dhe të shijojnë me familjet e tyre ushqimet te veçanta. Qeveria ka miratuar vendimin për pensionistët, të cilët do të marrin 50 Dollarë shpërblim për festat e fundvitit… më shumë

5- Harta/ Jeni kurioz? Ja në sa shtete mund të udhëtojnë shqiptarët pa vizë

Në prag festash, të shumtë mendojnë të udhëtojnë në shtete të ndryshme. Por, ku janë të lirë të udhëtojnë ose jo shqiptarët? Shtetasit me një pasaportë shqiptare mund të vizitojnë 193 vende me vizë të ndryshme. Portali Visalist.io ka listuar së… më shumë

6- Suksesi i letërsisë shqiptare, futet në listën e “PEN America Literary Awards” për 2019

Letërsia shqiptare sjell lajme të mira. “Negative Space” i poetes Luljeta Lleshanaku (New Directions), përkthyer ne anglisht nga Ani Gjika është përzgjedhur nga pen_america në listën e “PEN America Literary Awards” për vitin 2019… më shumë

7- Rehabilitohet aksi rrugor Fier-Levan, asfalt dhe sinjalistikë e re

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se po ndërhyn për rehabilitimin e aksit rrugor hyrje Fier – Levan. Autoriteti rrugor, bën me dije se gjatë këtyre ditëve po punohet në segmentin pranë qendrës tregtare në hyrje të qytetit të Fierit… më shumë

8- Zbulimi shkencor, pemët dhe bimët do të gjenerojnë energji elektrike

Bimët dhe pemët gjenerojnë energji dhe secila nga gjethet e tyre gjeneron një energji prej 150 voltësh, të mjaftueshme për të aktivizuar 100 llamba LED në të njëjtën kohë, raporton revista shkencore ‘’Advanced Functional Materials’’… më shumë