Gripi stinor, nis vaksinimi falas për kategoritë në risk

107

Në qytetin e Vlorës ka nisur fushata e vaksinimit falas për të parandaluar gripin stinor.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë bën të ditur se “në të 17 qendrat shëndetësore të qytetit, për të parandaluar komplikacionet nga gripi në personat më të rrezikuar”.

Sipas DRSH-së Vlorë vaksinimi përfshin personat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna.

Për të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një sasi prej 100.000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit, të cilat po shpërndahen në të gjithë vendin.

Vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi, ndaj rekomandohet të kryhet nga personat me risk të lartë, për të parandaluar kompikacionet e rënda