Përmbledhja me lajmet pozitive të fundjavës

135

1- Facebook, 1 miliard dollarë për njerëzit në nevojë

Facebook ka mbledhur, nga donatorë të ndryshëm, një shumë prej 1 miliard dollarësh, e cila do të shkojë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Kjo shumë është arritur në 3 vjet, që kur nisi si projekt në 2015… më shumë

 

2- Projekti 2 milion euro, merr formë Unaza e re e Peshkopisë

Investimi është mirëpritur nga banorët, të cilët thonë se po shpëtojnë nga balta e pluhuri që mbulonte zonat periferike. Deri tani është asfaltuar 2.2 kilometra rrugë… më shumë

 

3- Rikthehet “Dumbo”, por jo i animuar. Filmi për fëmijë tashmë me aktorë realë

Elefanti fluturues do të rikthehet pas 77 vitesh. “Dumbo” këtë herë nuk do të jetë i animuar, por do të interpretohet nga një kastë aktorësh, të përzgjedhur nga regjisori Tim Burton…. më shumë

 

4- Face Magazine: Si po ndryshon Shqipëria, shqiponjat po fluturojnë gjithnjë e më lart

Janë gjithmonë e më të largët vitet e errëta të socializmit brutal të Enver Hoxhës, siç është e largët data 8 gusht 1991, kur anija Vlora zbarkoi në portin e Barit, me 20,000 shqiptarë që iknin nga regjimi dhe varfëria… më shumë

 

5- FOTOT/ ‘Legjendat Shqiptare vijnë në Novelat Grafike’

Përmbyllet me sukses edicionin i katërt i Konkursit Kombëtar ‘Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike’. E veçanta e edicionit të këtij viti ishte se, për herë të parë ky konkurs kombëtar zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e famshëm “Qyteti Ndërkombëtar i … më shumë

6- ‘Marubi’, historia e italianit që i solli Shqipërisë fototekën më interesante në Ballkan

Ishte viti 1856 kur Pietro Marubi, një italian nga Piacenza, themeloi studion e tij fotografike në Shkodër, Shqipëri. Marubi shkoi në vendin ballkanik, pasi vendi i tij ishte përfshirë në kryengritje, ndërsa ai ishte përkrahës i Garibaldit… më shumë

7- Vajzat shqiptare nuk ndalen! Dua Lipa fiton çmimin më të madh në Gjermani

Organizatorët e quajnë “Bambin”, çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë. Me këtë nuk janë dakord të gjithë, por një gjë nuk mund t’i mohohet “Bambit”, që këtë vit mbushi 70 vjeç… më shumë

 

8- FOTOT/ Ulëza, destinacioni i fshehur shqiptar që duhet vizituar! I vetmi eko park në Shqipëri

Kjo është qyteza e Ulzës! Ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg Tiranës! Ndërtimi i rrugës dhe investimet me fokus turizmin i kanë dhënë zhvillim duke e kthyer në një destinacion këto ditë vjeshte…. më shumë

 

9- Zhvillimi i sektorit detar, Norvegjia jep 1.4 milionë euro për Shqipërinë

Shqipëria është e vendosur t’i japë një shtysë zhvillimit të sektorit detar për t’u futur në rrugën drejt një rritjeje të qëndrueshme. Projekti i quajtur “Zhvillimi i sektorit detar”, financohet nga Qeveria e Norvegjisë dhe zbatohet nga…. më shumë

10- Investimi 9.9 milion euro, zgjerohet e Nënstacioni i HEC-it të Komanit

Nje investim prej 9.9 milion euro për zgjerimin e N/Stacionit të HEC Koman, i cili ka perfunduar me sukses, eshte nje tjeter garanci per furnizimin me energji dhe rinovimin e rrjetit elektrik…. më shumë

 

11- FOTOT/ Vizita okulistike dhe syze falas për fëmijët e Shkodrës

Pas fëmijëve të “Zyber Hallullit rradha e fëmijëve të Shkodrës për vizita okulistike dhe syze falas. Mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë realizuar 36 vizita në Shtëpitë e Fëmijëve… më shumë

 

12- FOTOT/ Tjetër kënd lojërash për fëmijët e Tiranës, ja ku po ndërtohet

Vogëlushët e zonës së Liqenit të Thatë, të Kopshtit Botanik dhe Selitës nuk do duhet të udhëtojnë deri te këndi i madh i lojërave te parku i liqenit për të luajtur apo argëtuar. Në bashkëpunim edhe me donatorë privatë…. më shumë

 

13- Njihuni me Valmirën, mjekja shqiptare lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor

Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme…. më shumë

 

14- Panairi i Librit/ Ndahen çmimet e letërsisë, ja kush janë fituesit

Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet e letërsisë. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind janë autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj… më shumë

15- Kënget dhe vallet shqiptare ndezin Zvicrën

Në bashkëpunim edhe me Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, si dhe me shoqata të ndryshme kulturore, ambasada shqiptare në Bernë ka mbështetur së fundi organizimin e disa eventeve kulturore… më shumë