Përurohet laboratori tek “Sami Frashëri”/ Të rinjtë e moshave 13-19 vjeç do të zhvillojnë aftësitë në fushën e inteligjencës artificiale

34

Në shkollën e saporindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit.

Të rinjtë e moshave 13-19 vjeç në Shqipëri do të kenë këtë vit, për herë të parë mundësinë për të zhvilluar aftësitë në fushën e inteligjencës artificiale dhe shekullit të 21–të.

Projekti “Inteligjeca Artificiale për të Rinjtë” me një program të zhvilluar nga Intel Corporation do të financohet dhe zbatohet nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë.

Shqipëria do ti shtohet listës së 24 shteteve të para në botë që e zbatojnë këtë projekt nga Intel Corporation që synon të trajnojë 30 milion të rinj dhe profesionistë deri në vitin 2030.
Nëpërmjet financimit fillestar nga AADF do të pajisen gjimnazet dhe shkollat profesionale me 6 laboratorë në qytete si Tirana, Shkodra, Elbasani dhe Vlora. Faza e parë e projektit do të trajnojë 24 mësues dhe 200 të rinj, duke synuar shtrimin në vijim në shumë qytete dhe shkolla të tjera.