Pianistja Anila Aliu fiton çmimin e parë në Festivalin e muzikës klasike në Nju Jork

14

Sukseset e artistëve të shumtë po vazhdojnë të na bindin se krijimtaria artistike është debutimi më i denjë që po i bëhet Kosovës dhe Shqipërisë.

Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur nga pianistja, Anila Aliu, e cila ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare prestigjioze “Golden Classical Music Awards”.

Lajmin e ka bërë të ditur artistja nëpërmjet publikimit në facebook, teksa është ftuar nga Festivali në fjalë për të performuar me veprën “La Poule” nga Rameau.

Ky festival mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.