Produksioni shqiptar “Open door” merr dy çmime në edicionin e 21-të të Festivalit Europian të Filmit

5

Në festivalin e 21 të Filmit Europian që u zhvillua në Leçe të Italisë, produksioni shqiptar “Open door” me regji nga Florenc Papas dhe me portagoniste Luli Bitri dhe Jonida Vokshi rrëmbeu dy çmime, Cineuropa dhe çmimin e publikut.

Në festivalin e 21 të Filmit Europian që u zhvillua në Leçe të Italisë, nga 31 tetori deri në 7 nëntor, Shqipëria u prezantua nga katër projekte kinematografike.

“Delegacioni” nga Bujar Alimani, “Dita zë fill” i Gentian Koçit dhe “Portret i pambaruar” i Namik Ajazit u shfaqën si në këtë festival si pjesë e seksionit Ballkanik.

Kater projeksionet shqiptare kishin një rëndësi të madhe në këtë festival pasi pasqyronin realitetin ballkanik. Kjo ishte edhe arsyeja që juria e festivalit përzgjodhi katër filma shqiptarë pasi kanë ardhur si materiale të cilat përfaqësonin të gjithë këtë rajon dhe problematikat me të cilat qytetarët përballen.

Filmi “Open Door” këtë vit përfaqëson Shqipërinë në njërin nga festivalet më të mëdha të globit, sikurse është “Oscars”.