Makinat hibride dhe elektrike në Europë tejkalojnë ato të naftës

21

Makinat hibride dhe elektrike tejkalojnë për herë të parë ato me naftë në Europë.

Të dhënat për regjistrimet europiane në ”AutoExpress” tregojnë se makinat me naftë kanë zënë vendin e dytë krahasuar me fuqinë e kombinuar të hibrideve, hibrideve të kombinuara dhe makinave elektrike.

Vetëm në muajin shtator-tetor, 1,3 milionë makina të reja u regjistruan në Europë, nga të cilat 327 800 të elektrizuara dhe rreth 322 400 me naftë.

Të dhënat nga ”Jato Dynamics” zbulojnë se 53% e regjistrimeve europiane muajin e kaluar ishin makina hibride ose elektrike. Ky është një lajm i mirë për mjedisin.