Realizohet transplanti i parë tek një fëmijë nga një donator me zemër të pushuar

11

Një djali 7-vjeçar iu trapiantua një zemër që kishte pushuar së rrahuri 20 minuta më parë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

”Ky është një rast i dhurimit të zemrës së pushuar, një metodë e prezantuar disa muaj më parë dhe deri tani aplikohet vetëm tek pacientët e rritur, ndërsa është rasti i parë që përfshin një fëmijë”, thotë spitali.

Përveç zemrës, u dhuruan edhe mëlçi dhe veshka, ku përfituan gjithsej 4 fëmijë. Marrja e mostrave dhe transplantimi u krye nga ekipi i Qendrës së Transplantit të Zemrës Papa Gjonit, drejtuar nga Amedeo Terzi, në bashkëpunim me specialistë të departamentit të Kardiovaskulare.

Fëmija, vuante nga miokardiopatia e dilatuar, gjë që bëri të nevojshme vendosjen e tij në listën e pritjes për një transplant zemre jetëshpëtuese këtë verë.

Dhurata, e cila mbërriti gjatë festave të Krishtlindjeve, erdhi nga një gjest bujarie ekstreme nga ana e dy prindërve, të cilët, megjithë një moment dhimbjeje të thellë, ranë dakord për heqjen e organeve të djalit të tyre të ndjerë.

Përveç zemrës, është marrë edhe mëlçia, me një transplant që u bë njëkohësisht me transplantin e zemrës në Bergamo, në një sallë operacioni ngjitur: edhe në këtë rast është rasti i parë në Itali nga një donator pediatrik me ndërprerje zemre.
Ky transplant u krye nga ekipi i drejtuar nga Domenico Pinelli.

/ata.gov.al