“Rruga e pastër”/ Prezantohet projekti inovativ, kursen 359 mijë kWh energji në vit

37

Agjencia për Eficiencën e Energjisë prezanton projektin pilot “Rruga e pastër e energjisë”, një projekt inovativ që sjell një epokë të re në fushën e eficiencës së energjisë në Shqipëri.

Projekti pilot do të zbatohet në segmentin Pallati me Shigjata- kryqëzimi i shkollës “Vasil Shanto”.

Kjo rrugë do të jetë rruga e parë autosuficiente, në të cilën energjia e nevojshme për të mbuluar ndriçimin dhe karikimin e makinave elektrike me karikuesit e vendosur përgjatë këtij aksi, do të prodhohet tërësisht nga sistemet inovative të prodhimit të energjisë sē rinovueshme.

Sipas AAE-së, burimet alternative të energjisë nga dielli dhe era mund të mbulojnë mbi 31% të konsumit vjetor të ndriçimit publik dhe karikimit të automjeteve elektrike.

Po ashtu, zëvendësimi i 460 ndriçuesve tradicionale me ndriçues smart LED do të kursente 359 mijë kWh energji në vit.

AAE bën të ditur se kullat Ultra Fast Charge për automjetet elektrike do të shmangin emetimin e gazrave CO2 me 853 mijë kg/vit.

Në total nga ky transformim teknologjik, informon AAE, do të kursehen gati 1.9 milionë kg CO2 i emetuar, 43 339 pemë në vit dhe 13 436 km rrugë të përshkruara.