Shqipëria, 1.5 miliardë euro investime të huaja

1

Shqipëria ka arritur shifrën e 1.5 miliardë eurove investime të huaja.

Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me një nivel të ri, për herë të parë vlerësimi dhe kaloi nga një B+ pozitive stabël prej disa vitesh në BB-, sigurisht që hapi tjetër është BB+.

Kryeministri theksoi se, “vitin e shkuar, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, dalë ditët e fundit ne kemi arritur shifrën rekord të 1.5 miliardë eurove pak a shumë, investime të huaja direkte. Që është një kapërcim i madh në raport me një trend stabël të viteve të shkuara që vërtitej rreth 1 miliard, por që është vetëm fillimi i një trendi tjetër për të shkuar në 2, 2.5, 3, 4 miliardë. Është plotësisht e mundur, por me një kusht që ne të kemi kapacitete njerëzore, të kemi kapital të mjaftueshëm njerëzor për ta përballuar rritjen e interesit të investitorëve dhe për ta përballuar këtë rritje të përgjithshme të vendit që në 5-vjeçarin përpara, deri në 2030-ën do të jetë e jashtëzakonshme, por njëkohësisht do të sjellë me vete një presion të jashtëzakonshëm mbi kapacitetet tona”.

/ata.gov.al