Shqiptarët mbledhin 280 mijë dollarë për rikonstruksionin e kullës legjendare në Malësi

7

Në fshatin Kushe të Hotit në Malësinë e Madhe gjendet kulla tre katëshe sot e braktisur. Kjo kullë mbi 2 shekullore identifikohet si kulla e Bajraktarit , ku ka jetuar Çun Mula pjestari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sot ajo është kthyer në një ngrehin.Por trashëgimtarët e fisit të Bajraktarit kanë ndërmarrë një iniciativë për rikonstruksionin e kullës si dhe kthimin e saj në muze historik e kulturor.

Në llogarinë e hapur në GofundMe janë mbledhur rreth 280 mijë dollarë të dërguar kryesisht nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë. Për banorët ky është një lajm i mirë. Ata thonë i janë mirënjohës secilit që ka kontribuar në mbrojtjen e vlerave historike e kulturore. Mbi 1200 metra katror sipërfaqe ne tre kate, bashke me çatine do rikonstruktohen komplet. Gjithashtu, do rinovohet edhe oborri me parkingun dhe ndarjet ndihmese te saj.

Si delegat i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Çun Mula kishte rrol të rëndësishëm në drejtimin e vullnetarëve të Lidhjes, të cilët luftuan kundër Malit të Zi në mbrojtje të Plavë e Gucisë në vitin 1879 dhe Hotit e Grudës, në vitin 1880.