Shqiptarja në Gjermani nderohet me titullin “Ambasadore e Paqes”

11

Juristja dhe aktivistja shqiptare Teuta Abazi, është nderuar me çmimin “Ambasadore e Paqes” nga organizata botërore “Global Socio-Economic and Financial Evolution Network”.

Teuta Abazi është aktualisht kryetare e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen dhe punon si juriste dhe këshilltare në fushën e së drejtës civile dhe publike në një universitet me 55.000 studentë dhe 33 lokacione (degë). Ajo përfundoi studimet e saj në Gjermani për drejtësi, pasi fitoi bursën nga Fondacioni “Hans-Böckler-Stiftung”. Nderkohë publikoi në kursin e ekselences një raport mbi Praktikën ligjore.

Prej vitesh ajo është përfshirë në partinë SPD (Partinë Socialdemokrate) dhe në punën e saj vullnetare për shoqërinë civile. Ajo është këshilltare e “Federatës së Juristëve Socialdemokratë” në landin e Nordrhein-Ëestfalisë, nënkryetare e grupit ligjor të punës Ruhr-Mitte, anëtare e komiteteve lokale, delegate e këshillit shtetëror të integrimit të landit Nordrhein-Ëestfalen, anëtare ne grupin për migrim dhe diversitet, ishte zëdhënëse e të drejtave politike të njerëzve me migrim dhe vlerësuese në partinë e rinisë socialdemokrate. Abazi është vullnetare aktive në shoqatën shqiptaro-gjermane “Kosova-Hilfe-Deutschland”. Ajo po ashtu është anëtare jurie për dhënien e bursave studentore dhe të doktoratës, anëtare e bordit të Fondacionit “Hans-Böckler-Stiftung” dhe e “Amnesty International”.