Skema Kombëtare në Bujqësi, mbi 15 mijë aplikime në ditën e parë

2
Në ditën e parë të çeljes së aplikimeve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2023, është kryer një numër rekord aplikimesh që ka prekur shifrën e 15 591 aplikime të fermerëve, në shkallë vendi.
Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… apo pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor.

Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.

Fermerët kanë afat të aplikojnë për mbështetje në Skemën Kombëtare 2023, deri  në datën 11 prill të këtij viti.

Fokusi kryesor i dhënies së fondeve këtë vit është për sektorin e blegtorisë, i cili merr 60 % të totalit të skemës kombëtare të subvencioneve në bujqësi, ndërsa fluksi më i lartë i aplikimeve vjen nga zona e Fierit, Korçës, Lushnjës, Vlorës Beratit etj.

Fermerët aplikojnë online në portalin e-Albania, për një nga nëntë masat mbështetëse që ofron kjo skemë, me zero dokumente dhe zero kosto.

MBZHR njoftoi se, fermerët mund të aplikojnë për një nga nëntë masat mbështetëse që ofron Skema Kombëtare këtë vit, për sektorët: blegtori, bletari, fermat organike; certifikimi Global Gap; rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit; mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore; mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

MBZHR njofton se, 20 Agropika dhe 35 zyra të AREB-ve, pra 55 qendra gjithsej në të gjithë vendin, janë në dispozicion të informimit të fermerëve për çdo paqartësi dhe këshillim.

Gjithashtu të gjithë fermerët se në çdo moment mund të kërkojnë asistencë në numrin pa pagesë 0800 83 83, pranë Agropikave ose nga Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.

/ata.gov.al