Strehimi social, 250 mln lekë për subvencionimin e kredive

224

Gjatë vitit 2017 do të jenë rreth 250 milionë lekë që do të aplikohen nga buxheti i shtetit për subvencionimin e interesave të kredisë për familjet që përfitojnë nga këto skema. Sipas të dhënave nga ky subvencionim pritet të përfitojnë 4,300 familje.

Në tre vitet e fundit, sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban janë rreth 737 familje të reja të cilave u janë subvencionuar interesat e kredive me interes 0%, 3% dhe 4%. Deri në vitin 2020 parashikohet që t’u subvencionohet kredia rreth 5,000 personave.

Po gjatë vitit të ardhshëm parashikohet që të mbulohet qiraja në në masën 50 deri në 100% të vlerës për 210 familje të reja nëpërmjet instrumentit financiar të “bonusit të strehimi”.

Në fakt për periudhën deri në vitin 2018, shtetit do t’i duhet një vlerë prej 1.5 miliardë lekësh për të zbatuar detyrimet që lindin nga strategjia kombëtare e miratuar në vitin 2016. Hendeku llogaritet në rreth 59.8 milionë lekë, ndërsa financimi i donatorëve është parashikuar të jetë në masën e rreth 27.6 milionë lekëve.

Po gjatë vitit të ardhshëm, sipas të dhënave të Ministrisë së Zhvillimit Urban me fondet nga Entit Kombëtar i Banesave do të përfundojë ndërtimi i katër objekteve të reja të banimit ku do të strehohen 160 familje të reja, përkatësisht në bashkinë

Korçë, në Durrës, Lushnje dhe Pukë.

Ndërsa me financimin e Bankës Europiane për Zhvillim (CEB)do të bëhet përfundimi dhe shpërndarja e 88 apartamenteve.

Burimi: Revista Monitor