Tatimet: 9 vërtetimet që mund t’i merrni online

503

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në platformën online e-albania, 9 shërbime të rëndësishme për gjenerimin e vërtetimeve në çdo kohë dhe pa asnjë kosto për bizneset, individët dhe institucionet publike.
Tatimpaguesit, individët dhe nënpunësit e Administratës Publike do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të bëjnë kërkesë për të shkarkuar on line vërtetimet si më poshtë:

• Vërtetim për pagesën e detyrimeve
• Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
• Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
• Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
• Vërtetim për regjistrim të investitorit
• Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
• Vërtetim për posedim mjeti
• Vërtetim për individ të paregjistruar
• Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.
DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.
Institucionet Publike të cilat do përfitojnë nga këto shërbime janë: ISSH, AKBN, AZHBR, Ministria e Brendshme, Zyra e Punës, OSHEE, DPSHTRR, Bashkia etj.

Burimi: Revista Monitor