Turistët nuk vijnë vetëm për plazh, mbi 100 mijë të huaj kanë vizituar Beratin gjatë 2018

139

Rreth 100 mijë pritet të jetë numri i turistëve, që do të vizitojnë qytetin e Beratit.

Qyteti 2400 vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.
Një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia , arti dhe arkitektura e monumenteve ka shënuar një rekord historik vizitorësh gjatë këtij viti.

Në periudhën janar-gusht, Berati u vizitua nga 95 000 vizitorë, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht u vizitua nga 23 000 vizitorë.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.