Turizmi: Saranda pritet të ketë fluks kroçerash për vitin 2017

793

Rreth 71 anije me kapacitet nga 1000-3500 vizitorë kanë bërë rezervimet, për të ndalur në portin e Sarandës, në jug të vendit, ndërkohë që pritet të mbërrijnë  gjatë 2017-ës edhe dhjetëra anije më të vogla.

Drejtori i Portit të Sarandës Sotir Davella tha të hënën për ATSH-në, njëra prej kompanive ndër më të njohurat në Evropë e më gjerë “MSC Cruises” ka njoftuar autoritetet shqiptare se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.

Sipas të dhënave nga porti i Sarandës, vitin e kaluar erdhën rreth 251 mijë udhëtarë ose rreth 60 mijë më shumë se viti 2015. Nderkohe qe numri i anijeve të mëdha turistike që mbërritën në Sarandë u rrit në 2016 në 22 nga 10 që ishte në vitin 2015.