6 këshilla për të punuar në mënyrë të suksesshme nga shtëpia

24

Ka disa strategji për të punuar në mënyrë të suksesshme nga shtëpia. Lexoni gjashtë këshilla që do t’jua lehtësojnë këtë proces:

1.Numri 1, i rregullave të të punuarit nga shtëpia është që ju të dilni nga ambientet e shtëpisë në një moment që ju do ta konsideroni si më të përshtatshëmi. Sepse, edhe nëse do të ishit duke punuar në zyrë, gjatë orarit të drekës ju do të lëviznit nga zyra. Të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe kur punoni nga shtëpia, dilni për disa minuta shëtitje në ajër të pastër në oborr, merrni një kafe.

2.Mos punoni në shtëpi. Ndryshojeni ambientin e punës brenda shtëpisë. Një ditë punoni në kuzhinë, ditën tjetër në sallon dhe idealja do të ishte nëse do të kishit ndonjë ambient të hapur. Zhvendosja e të punuarit në një ambient të ri edhe brenda shtëpisë, u jep punonjësve një perspektivë të re dhe mund të ndikojë në rritjen e energjive dhe produktivitetit tuaj.

3.Vendosni disa kufij. Të punuarit nga shtëpia nuk do të thotë që ju ta kaloni të gjithë ditën vetëm duke punuar, sepse nuk duhet kurrsesi t’i hyni në pjesë edhe kohës së aktiviteteve tuaja personale. Sepse ka edhe nga ata punonjës që kanë tavolinë pune edhe në dhomën e tyre të gjumit dhe e kanë të pamundur të shkëputen prej saj. Për këtë arsye, ju duhet të vendosni disa kufij, si për shembull orari kur ju duhet të përfundoni punën dhe të mos rrini gjatë gjithë kohës përpara kompjuterit.

4.Mundohuni të jeni sa më të përqendruar dhe të shmangni të gjitha shpërqendrimet. Në shtëpi, ju keni televizorin, frigoriferin, mund të keni pjesëtarë të familjes të cilët do të duan të bisedojnë me ju, mbase mund të keni edhe kafshë shtëpiake, të cilat duan kujdesin dhe vëmendjen tuaj. Ju mund t’i bëni edhe të gjitha këto por jo gjatë procesit kur jeni duke punuar, ndoshta në momentin kur vendosni t’i jepni vetes pak kohë të lirë.

5.Mos shmangni tërësisht ndërveprimet sociale. Të punuarit nga shtëpia mund të jetë i vështirë, sepse është një proces ku jeni vetëm. Për këtë motiv, bëni ndonjë telefonatë apo video-telefonatë me ndonjë anëtar të skuadrës suaj, ku edhe mund të diskutoni mbi projekte të përbashkëta. Ose niseni ditën e punës duke pirë kafe në një lokal.

6.Askush më mirë sesa ju, nuk mund t’i dijë elementet që jua bëjnë sa më të lehtë procesin e punës, sidomos nga shtëpia. Është e rëndësishme të ndiheni sa më komod, sepse kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në produktivitetin tuaj.