“Easy Viaggio”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira edhe për shtatorin

167

Faqja italiane në internet “Easy Viaggio”, që i dedikohet udhëtimeve, rendit Shqipërinë në pesë destinacionet më të mira për atë grup turistësh që preferojnë të kalojnë pushimet në shtator duke e barazuar me ishujt Kanarie, me Sicilinë, Greqinë dhe Egjiptin.

“Deti i pashembullt i Shqipërisë”, është përkufizimi që përdor “Easy Viaggio”.

Gjithnjë e më lartë në klasifikimet e destinacioneve që zgjidhen për të kaluar pushimet, Shqipëria po bëhet shumë shpejt një “Kroaci” e re, falë qytezave të saj të pasura me histori dhe gati 500 kilometra vijë bregdetare që e bëjnë një destinacion bregdetar shumë të pëlqyer. Mbi të gjitha në shtator, kur nuk ka shumë pushues dhe klima mesdhetare bëhet më e butë.

Për ata që duan krejtësisht detin për vete më mirë të zbresin në jug të vendit, ku plazhet e Dhërmiut, Drimadhesit, Palasës dhe Gjipesë janë disa prej bukurive natyrore që ende nuk janë shënjestruar nga turizmi masiv.

Por, nëse preferoni pak më shumë jetë nate, Saranda është vendi i duhur, e mbushur me bare, klube dhe diskoteka. Ajo ndodhet pranë Ksamilit, një zonë bregdetare e mrekullueshme me plazhe njësoj si ato të Greqisë, që frekuentohet shumë nga italianët.