Festa më e madhe e birrës në Shqipëri, nis sot “Check in Korça”

276

Në qytetin juglindor deri në 12 gusht të gjithë do të ngrenë gotat e birrës dhe do të argëtohen nën shoqerinë e saj. Gotat gjigande të birrës duken tashmë të ndricuara në cdo kryqëzim të rrugëve të Korcës si për të njoftuar se festa po fillon.

Festa e birrës ka tërhequr edhe këtë vit interesin e turistëve, të cilët kanë rezervuar në të gjitha hotelet dhe bujtinat e qytetit për të qenë të pranishëm në festën e madhe këto ditë të nxehta gushti. Festa këtë vit përkon me 90 vjetorin e prodhimit të birrës së parë shqiptare, birrës Korca, përvjetor që do të kulmojë me evente dhe supriza të vecanta.

Organizatorët e festës së Birrës janë kujdesur me detaje për të sjellë në këto 5 netë argëtim me birrë dhe një program të pasur. Muzikë nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.

Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.