Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, tërheq vëmendjen ndërkombëtare

0
501

3-2Pas muzeut ‘Marubi’ në Shkodër, edhe një muzë në Korçë po befason të huajt.

Portali gjerman “Bau Netz” i ka kushtuar një reportazh Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, një godinë e bukur e inauguruar para pak kohësh.

Në fillim të shkrimit thuhet se Pashko Vaso, poeti kombëtar i Shqipërisë, ka thënë dikur se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Në shkrim theksohet se pavarësisht se Enver Hoxha e ndaloi fenë, në Korçë arriti të mbijetojë një koleksion i madh me ikona ortodokse, që mendohet se është më i madhi në Europë.