37 libra të vjetër për Skënderbeun ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

162

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Ekspozita është organizuar nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Patricia Nugee, në vitin 2004, ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut” të vitit 1533, i cili njëherësh është edhe libri më i vjetër në bibliotekë.

Patricia Nugee ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë. Sot, në koleksionin e saj i ka rreth 500 ekzemplarë, të cilët i ka prezantuar në disa kryeqytete të Evropës.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, vlerësoi se ekspozita e sotme është ndër më të rrallët që mund të gjenden ndonjëherë.

Hapet ekspozita për Skënderbeun, edhe Elizabeta e parë lutej për Heroin

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee…bit.ly/2NG9DAL

Posted by EkonomiaOnline on Monday, October 15, 2018