72 688 drejtues mjetesh do të marrin shërbime në kompleksin tërësisht të ri rajonal të DRSHTRR Korçë

23

Një investim pozitiv në Korçë. 72,688 drejtues mjeti do të marrin shërbime në kompleksin tërësisht të ri rajonal të DRSHTRR Korçë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi sot se po punohet për vijëzimet dhe sinjalistikën orientuese në oborrin e kompleksit tërësisht të ri rajonal të DRSHTRR Korçë.

DPSHTRR theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “qytetarët e qarkut juglindor, ku kemi 72,688 drejtues mjeti nga Bashkitë e Korçës, Devollit, Kolonjës, Maliqit, Pogradecit dhe Pustecit, e dinë se ç’hiqnin me rajonalen e vjetër pa një pëllëmbë hapësire shërbimi, pa parkim, e ku kontrolli fizik bëhej në rrugë!”.