ARRSH: Ndërhyrje për pastrimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset rrugore

11
Në kuadër të kontratave të mirëmbajtjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen çdo ditë punime rutinë për të pasur rrugë të pastra dhe të sigurta.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë së fundi betonimin e mbikalimit të Krahësit dhe rifreskimin e sinjalistikës në Radhimë-Orikum.
Po ashtu, ARRSH ka vijuar me pastrimin e bimësisë dhe kunetave në akset Thumanë-Milot dhe Skurraj-Burrel, si dhe në pastrimin e inerteve në Jonufër.
ARRSH ka rifreskuar po ashtu edhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale në Rrogozhinë-Lushnjë dhe Elbasan-Rrogozhinë.
/ata.gov.al