“Atelier 2023”, studentët ekspozojnë punimet në Galerinë FAB

1

Galeria e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB) ka çelur ekspozitën “Atelier 2023”. Ekspozita sjell për publikun punime të studentëve të vitit të parë. Aty gjejmë punime në pikturë, skulpturë e instalacion.

“Atelier 2023” është kuruar nga as. lektor Artan Buca, Orlis Vathi dhe Gentjan Tabaku.

Pikturat e ekspozuara paraqesin kryesisht natyrë të qetë, portrete dhe nudo, ku ndërthuren grafikat bardhë e zi me pikturat plot ngjyra të ndezura. Ndërsa sa i përket skulpturës vërejmë një mori bustesh por edhe figura të plota.

Ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura do të qëndrojë e hapur në Galerinë FAB deri më 4 qershor.

/ata.gov.al