Berat, banesa historike e Roshnikut do t’i nënshtrohet restaurimit

168

Banesa historike e Roshnikut në Berat do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje konservues-restauruese duke bërë rikthimin në identitet të kësaj ndërtese historike të lënë në harresë për dekada me radhë.

Projekti është hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat dhe parashikon ndërhyrje konservuese – restauruese në këtë monument kulture të kategorisë I. Një banesë e rrallë, të cilën e dëshmon më së miri edhe teknika nëpërmjet së cilës është ndërtuar.