Buxheti 2024; 7.2 miliardë lekë mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët

20

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 mbështet ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare.

Përmes këtij buxheti sigurohet një fond prej 7.2 miliardë lekësh për mbështetje direkte për fermerët.

Programi për zhvillimin rural, me peshë 58% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe buxhet prej 7.2 miliardë lekë, do të mbështesë drejtpërdrejtë fermerët në të gjithë territorin.

Në total, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikohet 14.18 miliardë lekë dhe mbështet 9 programe zhvillimore në të gjithë sektorët e saj të tillë si; zgjerimi i hartës së eksporteve për bujqësinë; blegtori e peshkim; përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit; fuqizimi i sigurisë ushqimore; rritje e financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes; menaxhimi i qëndrueshëm i tokave bujqësore përmes digjitalizimit; këshillimi dhe rritje e asistencës për fermerët.

/ata.gov.al