BSH: Turizmi mbështeti rritjen ekonomike, u rrit punësimi dhe niveli i pagave

1

Zhvillimi i turizmit ka qenë dhe do të vijojë të jetë shtysë shumë e rëndësishme për ecurinë në trend pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Banka e Shqipërisë prezantoi sot raportin e Politikës Monetare për 6-mujorin e dytë të vitit 2023.

Eurozona ka pasur një ngadalësim të ecurisë ekonomike ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë njohur rritje të mbështetur nga investimet dhe konsumi.

Shqipëria ka pasur një rritje të mirë ekonomike e vlerësuar në nivelin 3.8% dhe kjo rritje është mbështetur kryesisht nga investimet private dhe konsumi, por gjithashtu edhe nga performanca e mirë e sektorit të turizmit. Si rezultat kemi pasur përmirësim në tregun e punës, rënie të numrit të papunësisë dhe rritje të pagave.

Tregues pozitivë paraqiten edhe në sektorë të tjerë.

Niveli i kredive të këqija ka zbritur në 4.7%, ndërkohë që është rritur norma e mbulimit me provigjone në nivelin 71%.

/ata.gov.al