Dita Ndërkombëtare e Pastrimit, aksion pastrimi në gadishullin e Karaburunit

173

Pas përfundimit të sezonit veror, Bashkia e Vlorës, e mbështetur nga ambientalistët, disa peshkatarë dhe zhytës, kanë ndërmarrë nismën për pastrimin e plazheve në gadishullin e Karaburunit.

Vetëm në plazhin e Shën Janit dhe në plazhin e Shën Vasilit janë mbledhur gati 30 thasë me mbeturina.

Në këtë aksion morën pjesë edhe zhytës për të pastruar hapësirën nënujore në shpellën e Haxhi Aliut.

Aksionit të pastrimit të plazheve i janë bashkuar edhe disa ambientalistë të huaj.

Ky aksion u ndërmor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit.