“Festa e Roshnikut”, panair për promovimin e produkteve të zonës

22

“Festa e Roshnikut” ose ndryshe “Festa e Fikut” do të mbledhë për dy ditë me radhë fermerë dhe banorë të njësisë administrative Roshnik, dhe jo vetëm.

Festat lokale, të cilat po organizohen në të gjithë Shqipërinë, si një mënyrë për të promovuar traditën, produktet, kulinarinë dhe natyrën shqiptare ndalen edhe në Berat.

Në datën 8-9 shtator në Berat, në njësinë administrative Roshnik do të zhvillohet “Festa e Roshnikut” ose ndryshe “Festa e Fikut”, ku do të kemi një numër të madh pjesëmarrësish për panairin, të cilin do e zhvillojmë aty për të dy ditët radhazi, me produkte tipike të zonës, gliko, lakror, arra, dardha, mollë dhe sigurisht fiq.

Gjatë ditëve të festës do të ketë edhe aktivitete dhe lojëra për fëmijë me animatorë, të preferuarit e fëmijëve, valltaret me kostumet popullore tipike të zonës, vizita ne Liqenin e Roshnikut me Kayak, hiking në Malin e Tomorit, degustime në kantina, këngëtarë të mirënjohur të muzikës popullore dhe shumë argëtim.

Festa e Roshnikut është një aktivitet i përvitshëm ku bëhet promovimi i produkteve të zonës. Njësia Roshnik ndodhet në territorin ku është dhe Parku Kombëtar Mali i Tomorit, i cili ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

/ata.gov.al